Kombëtarja e Uruguait ka fituar me rezultat 3-0 ndaj nikoqirëve të Rusisë në ndeshjen e tretë të vlefshme për Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Uruguai ka nënshtruar Rusinë në ndeshjen mes tyre, duke kaluar grupin A si lider dhe pa asnjë gol të pranuar.
Golat në këtë fitore të Uruguait u shënuan nga Luis Suarez (10′), Denis Cherychev (23′, OG) dhe Edinson Cavani (90′).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte sulmuesi i Barcelonës, Suarez, i cili u notua me 8.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për të ndëshkuarin me të kuq, Igor Smolnikov që u notua me 4.3. /Telegrafi/
Uruguai:
Rusia: