Telegrafi

Urinimi jofunksional dhe trajtimi Biofeedback

Prof. Dr. Murat Dayanc
Urolog-Pediatër
Spitali Amerikan
tel. 038 221 661 / 045 500 910

Urinimi jofunksional tregon për çrregullime në mënyrën e urinimit, që ndodhin për shkak të shprehive të mësuara gabimisht te fëmijët neurologjikisht normalë. Në këto raste vërehet urinim me intervale dhe moszbrazje e plotë e fshikëzës urinare, probleme këto të shkaktuara nga dëmtimi i urodinamikës së fshikëzës.

Arsyeja kryesore për këtë është që gjatë urinimit apo fazës së zbrazjes së fshikëzës, fëmija kontrakton (tkurr) sfinkterin duke mbyllur kështu traktin urinar. Për pasojë një sasi e urinës mbetet në fund të fshikëzës. Në këtë mënyrë shkaktohet rritje e aktivitetit të muskujve të dyshemesë së pelvikut dhe sfinkterit, të cilët do të duhej të ishin të relaksuar gjatë urinimit. Për ta kaluar këtë rezistencë fëmija shfrytëzon muskujt e përparmë të barkut, të cilët i shtrëngon për ta zbrazur fshikëzën, prandaj rritet shtypja e urinës, por fshikëza nuk zbrazet tërësisht.

Për të diagnostikuar urinimin jofunksional nevojitet uroflow-EMG. Më poshtë mund të shihni një mostër të uroflow-EMG te një fëmijë i monitoruar, tek i cili shihet urinim jofunksional.

Terapia biofeedback është ritrajnimi i një personi, ku funksionet e vullnetshme dhe të pavullnetshme fiziologjike të trupit perceptohen në mënyrë vizuale, auditive apo taktile (stimulohen me prekje) përmes ciklit të mbyllur feedback. Në trajtimin e çrregullimeve të urinimit, terapia biofeedback është treguar shumë e suksesshme e efektive dhe ka për qëllim kryesor të trajnojë muskujt që rrethojnë kanalin e urinimit. Që të kontraktohen vetëm muskujt e dyshemesë së pelvikut është shumë e vështirë, por është edhe më e vështirë që të arrihet relaksimi i tyre. Në rastet kur këta muskuj janë të tkurrur më shumë se zakonisht, është shumë e vështirë që një person t’i relaksojë ata përmes vetëdijesimit, pa asnjë ndihmë tjetër. Ky relaksim i muskujve mund të arrihet përmes biofeedback, terapisë me të cilën do të bëhet vetëdijësimi për kontrollin e muskujve të legenit dhe do të mësohet relaksimi i tyre.

Qëllimi është që të sigurohet përdorimi korrekt dhe efikas i muskujve të bazës së legenit, të cilët janë shumë të rëndësishëm në kontrollimin e urinimit.

Para trajtimit biofeedback, fëmijët duhet të jenë:
1 Në gjendje për të dalluar muskujt e dyshemesë së legenit
2 Të kuptojnë funksionin e muskujve të bazës së legenit
3 Të shfaqin gatishmëri për bashkëpunim të mirë
4 Të kenë vullnet për trajnim
5 Të jenë mbi pesë vjeç

Efikasiteti i trajtimit biofeedback duhet të monitorohet nga uroflow -EMG (test që mat dhe aktivitetin e muskujve). Kurba e urinimit, e karakterizuar me aktivitet të ulët ose të tregon për mënyrën e urinimit rritur të muskujve në fillim, duhet të kthehet në normale pas trajtimit biofeedback.

Teknika
Vendoset një elektrodë pediatrike sipërfaqësore në të dy anët drejt para anusit në orën 3 dhe 9 si dhe një elektrodë në këmbë.

Fëmija qëndron mbrapa në pozicionin e shtrirë në shpinë, koka e tij prapa e ngritur dhe këmbët mbështetur në jastëk. Përmes elektrodave EMG bëhet lidhja me kompjuterin. Fillimisht, nga fëmija do të kërkohet që të shtrihet pa lëvizur. Matjet bëhen në bazë të vlerave që jepen në kompjuter, derisa fëmija qëndron në këtë pozicion. Kjo tregon për aktivitetin relaksues. Kur matet kontraktimi i muskujve të legenit nga uroterapisti, bëhet llogaritja e përshtatshme, në bazë të këtyre vlerave dhe loja biofeedback fillon. Në terapinë biofeedback aplikohen animacione të ndryshme kompjuterike.

Kur animacioni fillon nga fëmija kërkohet të supozojë se krimbi, peshku ose avioni që sheh në ekran është vetë ai dhe nga ai kërkohet që të ikë nga rreziqet që has rrugës. Në këtë mënyrë, pavarësisht nga situata fëmija do të kontraktojë apo relaksojë muskujt e legenit.

Stadet e lojës mund të ndryshohen për të kaluar nga faza më e lehtë, në fazë më të vështirë. Qëllimi këtu është që të arrihen vlera normale të kontraktimit dhe relaksimit. Për ta bërë këtë, në çdo seancë duhet matur aktiviteti i muskujve të legenit me elektroda EMG, duhet monitoruar kurba e urinimit nga uroflowmetri-EMG dhe pastaj duhet planifikuar seanca biofeedback e radhës.

Nevojiten 6-10 seanca të trajtimit biofeedback, në mënyrë që fëmijët të bëhen të vetëdijshëm për muskujt e tyre rreth kanalit urinar dhe për të mësuar se këta muskuj duhet të jenë të qetë (relaksuar).

Trajtimi Biofeedback përdoret për trajtimin e çrregullimeve të mëposhtme:
▪ Çrregullimet në mënyrën e urinimit (urinim i pavullnetshëm ditën, apo në krevat)
▪ Refluksi vezikoureteral (kthimi i urinës në veshka)
▪ Infeksionet urinare të përsëritura
▪ Konstipacioni (kapsllëku )
▪ Urinim i pavullnetshëm natën (lagia në shtrat)

Duke i konsideruar të gjitha sëmundjet, norma mesatare e suksesit të terapisë biofeedback është mbi 80%.

Figura A: Fshikëza me inkontinencë urinare para trajtimit biofeedback, me refluks vezikouretral dhe uretra e zgjeruar poshtë.
Figura B: Pamja e fshikëzës urinare komplet të restauruar pas terapisë Biofeedback.
/Telegrafi/