Site icon Telegrafi

“Urimet futbollistëve që dhanë maksimumin, me meritë kaluam tutje” – Ramadani flet pasi preku play-offin e Ligës së Konferencës

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka thënë se meritat për kalimin tutje ndaj Audas i takojnë futbollistëve të tij.

Drita fitoi ndaj Audas me rezultat 3-1 pas vazhdimeve, fal një paraqitje shumë të mirë të lojtarëve gjilanas.

“Urimet shkojnë për futbollistët të cilët dhanë maksimumin. Shpirti luftarak, dëshira për fitore, tifozët, përgatitja e ekipit nga stafi im dhe gjithçka tjetër u komponua mirë dhe erdhi deri te kalimi tutje”.

“Edhe ne, por edhe ekipi kundërshtar luajti mirë. Ishim ne ata që kaluam tutje, por do ta meritonte edhe Auda në bazë të paraqitjes. Me plot meritë kaluam tutje”, ka thënë Ramadani.

Kundërshtarja e radhës e Dritës është Legia e Varshavës, ku Ramadani thotë se nuk janë favorit.

Lexo po ashtu Legia Varshava është kundërshtari përballë Dritës – luhet për grupe, 3 milionë euro dhe lavdi  

“Ndaj Legias nuk jemi aspak favorit. Edhe ndaj Audas nuk ishim favorit, por ia dolëm. Falënderojmë tifozë që lan të gjitha të këqijat, erdhën për të na mbështetur dhe një pjesë të madhe të kontributit për këtë sukses tonin kanë edhe tifozët”, është shprehur Ramadani.

Ndeshja e parë ndaj Legias zhvillohet në Poloni më 22 gusht, ndërsa pas shtatë ditësh Drita e pret Legian në “Fadil Vokrri”.  /Telegrafi/

Exit mobile version