UEFA ka njoftuar gjyqtarët që drejtojnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve se duhet të ndëshkojnë lojtarët që simulojnë.
Është qëllimi i UEFA-s të ndëshkojë përpjekjet për të mashtruar gjyqtarët duke “simuluar ose ekzagjeruar pas kontakteve të vogla”, dhe këto udhëzime do të futen në fuqi që në javën e ardhshme kur të fillojë faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.
“Simulimi përfaqëson sjellje të pahijshme ndaj kolegëve, që është një shembull i keq dhe mungesë respekti”.
“Është thelbësore që gjyqtarët të ‘lexojnë’ lojën dhe të kuptojnë frymën e lojës në këto situata”, ka thënë kreu i gjyqtarëve të UEFA-s, Roberto Rosetti.
UEFA kërkon gjithashtu të zgjidhë problemin e presionit ndaj gjyqtarëve për të ndikuar në vendimet e tyre, si dhe problemin e konflikteve mes lojtarëve dhe trajnerëve.
“Ne jemi të vendosur të mbrojmë imazhin e futbollit. Ne e konsiderojmë të papranueshme disa sjellje në fushë dhe në stol”, deklaroi ai.
UEFA ka dhënë udhëzime edhe për gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjet e ekipeve kombëtare në Ligën e Kombeve, si dhe në Kampionatin Evropian.
“Ne duam që gjyqtarët tanë të jenë të përulur, të qëndrojnë fort në tokë, të punojnë shumë, të jenë të disiplinuar dhe të fokusuar në detyrat, por edhe të tregojnë forcë dhe respekt”, ka thënë Rosetti. /Telegrafi/