Telegrafi

Urbanmag.net – portal shqiptar për arkitekturë

Urbanmag.net i lansuar kohë më parë do ti japë mbështetje në radhë të parë profesionistëve në fushën e arkitekturës duke ju ofruar hapësirë për promovimin e projekteve te tyre. Portali siç edhe duket mëton që të rrisë kualitetin duke krijuar një standard të ri në këto fusha, e që do ti kontribuojë zhvillimit të tyre në hapësirën ku ne jetojmë.

URBANmag.net përveç publikimit të projekteve, kritikave dhe shkrimeve në fushën e arkitekturës do të ofrojë edhe një hapësirë për produktet dhe materialet te cilat ekzistojnë në tregun e Kosovës, në mënyrë qe të gjithë vizitorët të mund të informohen për produktet të cilat mund ti gjejnë në treg.

URBANmag.net është portali i parë në web hapësirën shqiptare i cili ofron hapësira për përdorues për fushat të cilat i trajton portali, hapësira të cilat menaxhohen vetë nga përdoruesit duke iu mundësuar atyre promovimin e projekteve te tyre. Në më pak se një muaj, shohim që pjesë e këtij portali janë bërë shumë emra te njohur te fushës se arkitekturës ne Kosovë.

Andaj ne në ketë portal shohim një vegël të rëndësishme për arkitektin si dhe një ndihmesë të madhe për të gjithë ata që kanë nevojë për shërbime të këtyre natyrave./Telegrafi