Nga urat e dimensioneve impresionuese të cilat me krenari bartin titullin “më”, dhe deri te ato të cilat na mrekullojnë me dukjen e tyre të pazakonshme, po ju tregojnë urat më ambicioze dhe më novative të këmbësorëve në botë
Ura e varur Charles Kuonen, Zvicër
E gjatë pothuajse gjysmë kilometri, ura Charles Kounen në Zvicër është ura më e gjatë e këmbësorëve në botë. Shtrihet mbi luginën e cila gjendet midis qyteteve Cermatt dhe Grächen. Nga ura shikohet pamje e paharrueshme në Malin impozant Matherhorn, i cili është i lartë 4.478 metra, transmeton Telegrafi.
Ura e qelqtë, Hebei Bailu Group, Kinë
Në Krahinën Veriore Kineze Hebei gjendet ura më e gjatë e qelqtë në botë. E gjatë është 488 metra dhe është e vendosur në lartësinë prej 218 metrash. Lidh Pingsanin dhe vendin vogël turistik Hongjagu. Për ndërtimin e urës janë shfrytëzuar 1.077 panele qelqi, nga të cilat secila ka trashësinë prej 4 centimetrash.
Ura Køge North Station, COBE Architects, Danimarkë
Byroja “Cobe Arhitects” ka projektuar në qytetin danez Køge urën e këmbësorëve “Køge North Station”, të gjatë 225 metra. Ura do të ofrojë pamje impresionuese panoramike në peizazhin prej 180 shkallësh.
Ura Sölvesborg, Ljusarkitektur, Suedi
E gjatë 756 metra, ura Sölvesborg, në Suedi është ura më e gjatë e këmbësorëve në Evropë. Urën e ka dizajnuar firma suedeze “Ljusarkitektur”, në bashkëpunim me kompaninë “Lumenpulse”, e cila ka theksuar një sërë harqesh shumë të bukura me ndriçim LED.
Ura Lucku Knot, Next Arhitects, Kinë
E vendosur në Changsha në Kinë, “Lucky Knot” në të vërtetë e përbëjnë tri ura të bashkuara në një. Ura lidh bregun e lumit, rrugët dhe parkun. Inspirimin për pamjen e saj në formë të shiritit të thurur, arkitektët e byrosë holandeze “Next Architects” e kanë gjetur në artin e lashtë popullor kinez. E gjatë është 185 metra dhe e lartë 24 metra.
Ura Helix, Cox Architecture, Singapor
Kur është hapur më 2010-n, ura “Helix” në Singapor ka qenë e para në botë në dizajnin e së cilës janë përfshirë spirale të dyfishta. E inspiruar me strukturën ADN, dukja e saj simbolizon jetën, rritjen dhe përtëritjen.
Ura Nine Elems, Bystrup, Angli
Shumica e banorëve të Londrës ankohen për shkak të urës impresionuese të kopshtit, projekti i së cilës pas disa vjetësh të përpjekjeve që të financohet – përfundimisht është hedhur poshtë si tepër ambicioz. Megjithatë, në Londrën Jugore së shpejti do të duhej të ndërtohet ura e këmbësorëve, me strukturën e pazakonshme të shtrembëruar, të cilën e ka projektuar firma daneze “Bystrup”. /Telegrafi/