Telegrafi

Uragani Iota arrin kategorinë më të lartë, fillojnë evakuimet në Amerikën Qendrore

Uragani Iota u forcua të hënën dhe kaloi në kategorinë e pestë, disa orë para se të godiste Amerikën Qendrore.

Iota tani po ndiqet nga erëra që fryjnë me 420km/h dhe është “e rrezikshme për jetën” e banorëve të Amerikës Qendrore, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) me bazë në Miami të SHBA-së, transmeton Telegrafi.

Uragani kërcënon pjesë të Hondurasit dhe Nikaraguas me “rrebeshe shiu”, “erëra shkatërruese” dhe “rritje të rrezikshme të nivelit të detit”, paralajmërojnë meteorologët amerikanë dhe se banorët e këtyre vendeve kanë filluar të evakuohen.

Iota po ndjek të njëjtën rrugë si Uragani Eta, i cili shkatërroi Amerikën Qendrore më pak se dy javë më parë, duke lënë më shumë se 200 të vdekur dhe shumë të zhdukur.

Rreth 2.5 milionë njerëz mbetën të pastrehë, sipas vlerësimeve zyrtare që shkaktoi uragani i kaluar. /Telegrafi/