Site icon Telegrafi

Uragani Beryl godet Xhamajkën, rrezikohet Meksika

Uragani Beryl goditi Xhamajkan dhe pritet të arrijë sot në Meksikë pasi stuhia vrau të paktën shtatë persona në Karaibe.

Dyshohet se numri i viktimave të uraganit, i cili tani është kategoria e katërt, mund të rritet.

Era fryn me shpejtësi 215 kilometra në orë.

Lexo po ashtu Pasi shkaktoi viktima në Grenadë, uragani i fuqishëm po shkon drejt Xhamajkës

Në Kingston, Xhamajka, u krijuan radhë në pompat e benzinës, njerëzit grumbulluan ujë dhe furnizime bazë dhe hipën në dritaret e shtëpive dhe dyqaneve.

Beryl, i cili u shfaq jashtëzakonisht në fillim të sezonit, arriti gjithashtu kategorinë më të lartë prej pesë në shkallën e uraganit Saffir-Simpson.

Ndryshe, uragani ka shkaktuar dje edhe shumë dëme materiale, të cilat do të vlerësohen gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version