Komuna e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se të martën do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Urën e Arastës.
Sipas njoftimit në këtë pjesë të Qendrës Historike do të fillojnë punimet për vendosjen e pistonave automatikë.
“Nesër, më 11.03.2025, do të fillojnë punimet për vendosjen e pistonave automatik në Urën e Arastës (“Ura e KFOR-it”), me ç’rast do të bllokohet hyra/dalja në këtë zonë të Sheshit Shatërvan”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.
Për këtë arsye është kërkuar që banorët ti shfrytëzojnë rrugët alternative për lëvizje.
“Luten për mirëkuptim qytetarët dhe banorët e kësaj ane deri në realizimin e këtij projekti, ndaj duhet t’i shfrytëzojnë rrugët alternative për lëvizje në këtë zonë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/