Site icon Telegrafi

Universiteti i Mitrovicës fton studentët të marrin pjesë në webinarin falas në Digital Marketing

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” ka ftuar studentët të marrin pjesë në webinarin falas në Digital Marketing.

Sipas njoftimit, ky webinar do të mbahet më 20 mars, në orën 18:00 në formën online me ligjerues Martin Berisha, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se ky webinar është një mundësi e mirë për studentët t’i zhvillojnë njohuritë e tyre në këtë fushë.

“Ky webinar është një mundësi e shkëlqyer për studentët tuaj që të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në Digital Markeitng”, thuhet në njoftim.

Universiteti “Isa Boletini” ka ftuar që të shpërndahet ky informacion tek studentët dhe të inkurajohen për pjesëmarrje. /Telegrafi/

Exit mobile version