Me iniciativën e Dekanit të Fakultetit të Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka”, Hysen Nimani, nesër Peja do të jetë nikoqire e një takimi mes Dekanëve të Fakulteteve të Arteve nga Prishtina, Tirana dhe Tetova.
“Ky takim ka për qëllim diskutimin mbi bashkëpunimin dhe harmonizimin e programeve të studimit të Fakulteteve të Arteve të Universiteteve përkatëse, me theks të veçantë në përmbajtjen e programeve akademike, zhvillimin e aktiviteteve artistike dhe mundësitë për të krijuar një rrjet të përbashkët të aktiviteteve kulturore dhe artistike midis universiteteve”, ka deklaruar Nimani për Radio 1 transmeton Telegrafi.
Agjenda përfshin harmonizimin e programeve të studimit, krijimin e platformave të përbashkëta për studentët dhe nxitjen e aktiviteteve kulturore të përbashkëta, duke hapur rrugë të reja për zhvillimin e arteve në rajon. /Telegrafi/