Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” përmes një njoftimi të postuar në web-faqen e tyre zyrate ka bërë të ditur që ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin Bachelor në vitin e ri akademik 2024/2025.
Bazuar në njoftimin zyrtar të publikuar nga Universiteti “Fehmi Agani”, thuhet se numri i studentëve të rregullt që do të regjistrohen si student të rregulllt në këtë vit akademik do të jetë 120 studentë shkruan Telegrafi.
Në kushtet e përgjithshme të këtij konkursi bëhët e ditur se bazuar në UA nr. 09/2016 të MASHTI, Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, përkatësisht deri në 14 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.
Dorezimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet në fakultetet përkatese prej datës 18.07.2024 deri me datë 25.07.2024, duke përfshirë edhe ditën e shtunë.
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë këto :
- Certifikatën ose ekstraktin e lindjes (origjinal, jo më të vjetër se 6 muaj
- Dëfesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinale, dublikate ose të noterizuara)
- Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose deftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinale, dublikate ose të noterizuar)
- Kopjen e letërnjoftimit
- Fletëparaqitja e plotësuar e cila shkarkohet gjatë aplikimit online nga internet
Aplikimi në platformën online smu.uni-gjk.org do të jetë i hapur prej datës 18.07.2024 deri më datë 25.07.2024 në ora 16.00./Telegrafi/.