Telegrafi

United fiton edhe në Francë (Video)

Manchester United ka shënuar fitore dhe  në ndeshjen e dytë kundër St. Ettiene me rezultat 1-0.

Të besuarit e Jose Mourinhos e nisën mirë takimin dhe deshën që ta mbyllin ndeshjen shpejtë.

Henrikh Mkhitaryan arriti të shënojë që në fillim për 1-0.

Deri në fund të dy skuadrat provuan të bëjnë më shumë, por pa arritur të shënojnë.

Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 3-0 për djajtë. /Telegrafi/