Telegrafi

Unitedi do të duhet ta paguajë 15 milionë funte për largimin e Rooneyt

Largimi i Wayne Rooneyt prej klubit anglez, Manchester Unitedit do t’i kushtojë 15 milionë funte.

Daily Mail raporton se sulmuesi anglez ka rënë dakord për një ulje të rrogës prej rreth 50 për qind për të lehtësuar kthimin në klubin, ku ka filluar karrierën prej lojtarit.

Futbollisti 31-vjeçar ka pagë javore prej 300 mijë funtesh në Old Trafford ndërsa në Merseyside pritet të merr gjysmën 150 mijë funte, transmeton Telegrafi.

Pagesa e sezonit të fundit të kontratës katërvjeçare, të nënshkruar më 2014, mund t’i kushtojë Unitedit më shumë se 15 milionë si shpërblimi besnikërie – të tillë që Robin van Persie e kishte marrë kur u trasnferua për te Fenerbahçe dy vjet më parë, por holandezit i takuan 8.4 milion funte.

Agjenti lojtarit, Paul Stretford, ka qëndruar mbrëmë në Goodison Park për të nxjerrë detajet e fundit të marrëveshjes. /Telegrafi/