Site icon Telegrafi

United probleme me rezultatet, tani del në skenë edhe pakënaqësia e Depay

Memphis Depay ka thënë se mund të largohet nga Manchester United nëse nuk ndryshon situata.

Holandezi 22 vjeçar ka ardhur në United për një shumë prej 25 milionë funte në kohën e Louis van Gaal, por performanca e tij ka qenë gjithmonë në rënie.

“Në stërvitje po shkoj shumë mirë. Jam në formë të mirë. Në këtë nivel duhet të jesh luftëtar. Jose Mourinho është trajner i madh”.

“Për dallim, Mourinho ka treguar besim në mua. Edhe personalisht edhe në media’.

Lexo po ashtu Klubet e Ligë Premier me më së shumti gola fitues pas minutës së 90-të

“Jam i njëjti person që kam qenë dhe e di çfarë dua. Roli i rezervistit nuk është për mua’.

“Nuk jam prej atyre lojtarëve që jam i lumtur vetëm pse jam nën kontratë me Manchester Unitedin. Është klub ëndrrash, por unë dua të luaj”.

“Ndjehem si një armë e mbushur dhe jam i gatshëm të luaj, por jam duke e pritur rastin tim. Më pëlqen që jam pjesë e Holandës. Është një mundësi që ta tregoj vetën”, ka thënë Depay. /Telegrafi/

Exit mobile version