Manchester United ka marrë një lajm të hidhur nga ndeshjet e kombëtareve.
Njëri nga lojtarët kryesor të ‘Djajve të Kuq’, Henrik Mkhitaryan ka pësuar një lëndim me Kombëtaren e tij Armeninën.
Mkhitaryan e filloi ndeshjen ndaj Çekisë nga minuta e parë por u detyrua të largohet nga ndeshja pas 38 minutave të luajtura.
27-vjeçari kështu ka çaluar duke lënë fushën dhe është në rrezik për ndeshjen derbi që Manchester United do ta zhvillojë ndaj rivalit lokal Manchester City.
Derbi mes dy skuadrave nga Manchesteri do të zhvillohet më datën 10 shtator. /Telegrafi/