Site icon Telegrafi

Unitedit iu tha se eksperimenti i tyre me transferimin e Cristiano Ronaldos ka dështuar pas vetëm gjashtë muajsh

Manchester United nuk duhet të kishte nxituar për të rinënshkruar me Cristiano Ronaldon, thotë ish-mesfushori Kleberson.

Portugezi bëri një rikthim në Old Trafford në verën e vitit të kaluar nga Juventusi. Por, që nga transferimi prej 15 milionë eurosh, 36-vjeçari ka dhuruar një sezon sfidues.

Ronaldo ka shënuar 14 gola në të gjitha garat dhe është golashënuesi më i mirë i klubit këtë sezon. Por, ish-lojtari i United dhe brazilian, Kleberson mendon se ish-klubi i tij duhej të hiqte dorë nga rikthimi i pesë herë fituesit të Topit të Artë.

“Për të qenë i sinqertë, eksperimenti i Ronaldos ka qenë pak i dështuar deri më tani – veçanërisht për shkak të nivelit të lojtarit që ai është dhe se sa kohët e fundit ka ndikuar në ekip”, deklaroi ai.

“Kur shikoni gjërat që ai mund t’i sjellë klubit dhe çfarë u sjell tifozëve, nuk është e mahnitshme. Skuadra aktuale e United nuk ka luajtur mirë së bashku kohët e fundit”.

“Është një kohë e vështirë për Ronaldon që të kthehet në klub. Si ai ashtu edhe United kanë një histori të madhe së bashku.

Lexo po ashtu Kontrata 10-vjeçare e yllit të NFL, Patrick Mahomes, arrin në të njëjtën shumë sa vlera neto e Ronaldos

“Lojtarët si Ronaldo kthehen në një klub pas disa kohe dhe është një stil loje dhe atmosferë krejtësisht e ndryshme nga ajo që ata kujtojnë më parë. Klubi nuk është i njëjtë si nën Sir Alex Ferguson dhe duhet të jetë sfiduese për të që ta kuptojë këtë”.

Ralph Rangnick është në krye të përkohshme në United deri në fund të këtij sezoni. Më pas ai do të marrë një rol konsulent për dy vjet.

54-vjeçari arriti suksese të konsiderueshëm me Red Bull Salzburg dhe RB Leipzig si drejtor i futbollit.

Leipzig fitoi vendin e dytë në Bundesligë në 2017 dhe arriti në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në 2020. Salzburgu, ndërkohë, ka qenë një forcë dominuese në futbollin austriak gjatë dekadës së fundit.

Kleberson beson se disa vendime të vështira duhet të merren gjatë verës.

“Niveli i skuadrës së tyre aktuale është i lartë, shumë nga lojtarët kanë shumë cilësi”, shtoi ai.

“Ata janë lojtarë të mëdhenj teknikë, por diçka po shkon keq – kjo skuadër ka nevojë për një rifreskim.

“United ka shumë lojtarë të rinj në skuadrën e tyre, por ata duhet të mendojnë më shumë se kush do të marrë drejtimin në këtë ekip.

“Kush mund dhe do t’i motivojë ata? Kush do ta organizojë këtë skuadër dhe do t’i çojë gjërat në drejtimin e duhur?”.

“Nëse shihni lojtarët aktualë që ka klubi i tyre, ata mund të performojnë shumë, shumë më mirë nëse skuadra thjesht shkon në të njëjtin nivel. Ata kanë nevojë për më shumë rrjedhshmëri”, potencoi ai më tej. /Telegrafi/

Exit mobile version