Telegrafi

Unitedi triumfon në shtëpi me rezultat komod ndaj Newcastlit

Manchester United ka fituar 3-1 në javën e 25-të në Ligën Premier përballë Newcastle Unitedit.

Pas gjysmë ore në Old Trafford, Marcus Rashford kaloi në epërsi Djajtë e Kuq, derisa Harry Maguire ishte në rolin e asistuesit.

Por, Newcastle nuk vonoi shumë dhe i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Alan Saint-Maximin, gjashtë minuta më vonë.

Pjesa e dytë ishte e gjitha për Unhitedin, që arriti të shënonte edhe dy gola të tjerë.

Për rikthimin e epërsisë u përkujdes Daniel James që përfitoi nga një asistim i Bruno Fernandes në minutën e 57-të.

Për të vulosur fitoren e Unitedit u përkujdes mesfushori portugez që shënoi në minutën e 75-të nga pika e bardhë.

Pas javës së 25-të Manchester United është në vendin e dytë me 49 pikë, dhjetë më pak se lideri Manchester City. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore