Manchester Unitedi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballë Villarrealit (2-0) në ndeshjen e raundit të pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve dhe është kualifikuar në të tetën e finales.
Minutat e para ishin më të mira për ekipin nikoqir që rrezikoi përmes, Moi Gomez e Yeremi Pino, ndërsa më pas David de Gea bëri një pritje vendimtare në goditjen e Manu Trigueros.
Pas presionit të Nëndetëses së Verdhë në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq i rikthyen gjërat në favor të vetin duke e zhbllokuar rezultatin.
Dhe ishte superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, që përfitoi nga një gabim i vendasve dhe dalja e portierit Geronimo Rulli, të cilin e paraboloi (78’).
Pas një tjetër mundësie të 36-vjeçarit për të shënuar, erdhi një reagim fantastik i Jadon Sanchos, i cili me një goditje të pandalshme e vulosi fitoren.
Me këtë fitore, Manchester Unitedi ngritet në kuotën e dhjetë pikëve dhe ka paraqitje më të mirë në ndeshjet direkte me Villarrealin, ashtu që siguron pjesëmarrjen në 1/8 e finales.
Skuadra spanjolle do të konkurrojë me Atalantan (që ka dy ndeshje në dispozicion) për të siguruar një vend në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/
https://twitter.com/sporticos/status/1463230090603548674