Telegrafi

Unitedi synon t’i kthehet fitores ndaj Newcastle, formacionet zyrtare

Newcastle Unitedi dhe Manchester Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë mysafir të Laraskave në takimin e vlefshëm për javën e pestë në Ligën Premier, ndeshje që zhvillohet në St. James’ Park nga ora 21:00.

Ekipi i drejtuar nga Ole Gunnar Solskajer vjen nga një formë e dobët me dy humbje nga tri ndeshje dhe synon t’i marrë tri pikë për këndellje.

Në anën tjetër, vendasit janë në formë të mirë në këtë fillim sezoni dhe duan t’i vazhdojnë rezultat pozitive.

Solskjaer ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime për këtë ndeshje, ndërsa Steve Brucce starton me më të mirët.

Newcastle: Darlow; Krafth, Fernandez, Lascelles, Leëis; Hayden, Shelvey, Hendrick, Saint-Maximin; Joelinton, Wilson.

Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Fred, McTominay; Mata, Fernandes, James; Rashford;

/Telegrafi/