Manchester Unitedi e ka fituar derbin lokal kundër Manchester Cityt në kryendeshjen e javës së 31-të në Ligën Premier.
Dueli i zhvilluar në Etihad Stadium përfundoi me epërsi minimale të Djajve të Kuq (0-1).
Skuadra që e kishte epitetin e vendasit e nisi më mirë këtë sfidë duke e kontrolluar lojën dhe duke krijuar raste, mirëpo u ndëshkua nga kundërshtari.
Ishte talenti Marcus Rashford futbollisti që shënoi në minutën e 16-të. 18-vjeçari pranoi një top nga Mata, e kaloi me lehtësi Demichelisin dhe shënoi.
Përpjekja e vendasve për t’i ndryshuar gjërat ishte maksimale në fraksionin e dytë. Atyre nuk iu munguan rastet, mirëpo nuk kishte konkretizim.
Në këtë mënyrë, ekipi i Manuel Pellegrinit regjistroi humbjen e nëntë sezonale, ndërkohë që të zgjedhurit e Louis van Gaal iu gëzuan fitores së 14-të.
Manchester City renditet në vend të katërt në tabelë me 51 pikë, një më shumë se Manchester Unitedi që mban vendin e gjashtë. /Telegrafi/
0-1: Rashford shënon ndaj Man Cityt.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 20 March 2016