Telegrafi

Unitedi shkon në pushim me epërsi ndaj Romës

(Foto: Twitter/Manchester United)

Manchester Unitedi pritet të konfirmohet si finalist i Ligës së Evropës pasi të përfundojnë edhe 45 minutat e mbetura të ndeshjes kthyese gjysmëfinale kundër Romës.

Edinson Cavani ishte futbollisti më i rrezikshëm në fraksionin e parë duke tentuar të shënojë në portën e ekipit vendas.

Pas dy rasteve të mira shënimi, ai arriti ta zhbllokonte rezultatin në minutën e 39-të të takimit.

(Foto: Twitter/Manchester United)

Fred tregoi vizionin e tij duke nisur një asistimi drejt sulmuesit uruguaian, i cili me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në rrjetë.

Kujtojmë që Unitedi fitoi me rezultat 6-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Old Trafford. /Telegrafi/