Telegrafi

Unitedi rikthehet te fitorja ndaj Bretfordit dhe ngritet për një pozitë

(Foto: Twitter/Manchester United)

Manchester Unitedi është kthyer te fitorja duke e mposhtur Bretfordin në Old Trafford (1-0), në ndeshjen e mbetur nga java e 25-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq nuk kishin fituar në tri xhirot e fundit (dy humbje, një barazim) dhe kësaj radhe i janë gëzuar fitores për të marrë pikë të plota.

Skuadra nikoqire është mjaftuar me një gol të shënuar në pjesën e parë (27’). Marcel Sabitzer pranoi një top në zonë dhe me kokë e pasoi te Marcus Rashford, i cili shënoi gol të bukur.

Gjysma e dytë nuk prodhoi gola, ashtu që ndeshja përfundoi me rezultatin e fraksionit të parë.

Falë kësaj fitoreje, Manchester Unitedi është ngritur në kuotën e 53 pikëve, tri më shumë se Tottenham Hotspur dhe mban vendin e katërt në tabelë. Newcastle United me pikë të barabarta me Djajtë e Kuq është një pozitë më lartë. /Telegrafi/