Telegrafi

Unitedi publikon numrin e Eriksenit dhe atë të Martinez

Lisandro Martinez do të marrë fanellën me numrin 6 te Manchester United, ndërsa bashkëlojtari i tij i ri, Christian Eriksen do të veshë numrin 14 në Old Trafford.

Reprezentuesi argjentinas, transferimi 60 milionë euro i të cilit nga Ajax u përfundua në fillim të kësaj jave, merr numrin e liruar nga Paul Pogba, i cili është kthyer në Juventus.

Të tillë si Gary Pallister, Jaap Stam dhe Wes Brown kanë veshur fanellën me numrin 6 te United në dy dekadat e fundit.

Lexo po ashtu Si mund të rreshtohet Unitedi në ndeshjen e parë të sezonit

Ylli danez Eriksen, i cili u rrëmbye nga Erik ten Hag pasi u largua nga Brentford, do të marrë fanellën e veshur më parë nga Jesse Lingard. Para tij, numri 14 ishte veshur nga Javier Hernandez dhe Alan Smith ndër të tjerë.

Martinez u paraqit dhe Eriksen shënoi kur United mundi Wrexham 4-1 në një miqësore me dyer të mbyllura në terrenin e tyre stërvitor Carrington të mërkurën.

Të dy do të presin ndeshje të tjera këtë fundjavë pasi United do të luajë me Atletico Madrid në Oslo të shtunën dhe më pas me Rayo Vallecano në Old Trafford të dielën. /Telegrafi/