Jose Mourinho thuhet se ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedin për të qëndruar më gjatë në Old Trafford.
Në fillim të këtij sezoni, portugezi ishte pranë largimit nga Djajtë e Kuq meqë për të interesohej Paris Saint-Germaini.
Mirëpo, klubi anglez vendosi ta mbajë 54-vjeçarin më gjatë se që e lidh kontrata e tij trevjeçare.
The National bën të ditur se marrëveshja tashmë është nënshkruar, ndërsa Unitedi pritet ta konfirmojë vazhdimin e kontratës së trajnerit.
Kontrata e deritanishme e Mourinhos skadon në vitin 2019, ndërsa pritet të mësohet se sa e ka zgjatur qëndrimin te klubi aktual.
Në sezonin e tij debutues në Teatrin e Ëndrrave, portugezi e fitoi Kupën EFL dhe Ligën e Evropës duke ia siguruar Unitedit kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Këtë sezon, Djajtë e Kuq janë kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të garës më të madhe evropiane për klub, ku luajnë ndaj Sevillas.
Ndërsa në Ligën Premier mbajnë vendin e dytë në tabelë, me 12 pikë prapa Manchester Cityt. /Telegrafi/