Site icon Telegrafi

Unitedi po i shet biletat për sezonin e ri në kohë rekorde edhe pse janë jashtë Ligës së Kampionëve

Manchester United ka dështuar në sezonin që lamë pas që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, mirëpo kanë arritur të nxjerrin diçka pozitive.

Një sezon për t’u harruar për Djajtë e Kuq, që e përfunduan me një humbje turpëruese nga Cardiff City (2-0), që kishte rënë nga liga.

Solskjaer u mundua deri në fund që ta shpëtonte sezonin e Manchester Unitedit, pasi e mori drejtimin e skuadrës në dhjetor të vitit të kaluar, duke e zëvendësuar Jose Mourinho që kishte shkaktuar një kaos klub.

Sidoqoftë, sipas Mike Keegan nga Daily Mail, Djajtë e Kuq kanë shitur 52 mijë biletat për sezonin e ri, më shpejtë se çdo skuadër tjetër në Ligën Premier.

Në mars, Manchester United njoftoi tifozët e tyre se kanë 100 mijë bileta për sezonin 2019/20, por që 52 mijë u shitën brenda dy ditësh.

Richard Arnlod nga Grupi Menaxherial  i skuadrës angleze ka thënë “Është për t’u befasuar se çfarë mbështetje të madhe po na japin tifozët tanë. Sezoni i ri do të jetë i zjarrtë, por edhe që do të ketë shumë befasi, 52 mijë bileta tashmë janë shitur në kohë rekorde”.

Lexo po ashtu Vëllai i Dybalas, Gustavo: Mundësitë janë të mëdha që Dybala të largohet nga Juve

Manchester United pritet që në verë t’i bëjë disa transferime, në mënyrë që të konkurrojë me skuadrat tjera për trofeun e Ligës Premier dhe atë të Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version