Telegrafi

Unitedi pas Kantes

Manchester Unitedi raportohet se është duke bërë gati një ofertë për mesfushorin e Leicesterit, N’Golo Kante.

Kante iu bashkua liderit të Premier Ligës nga Caen vitin e shkuar për 5.5 milionë funte, por performanca e tij sivjet kanë bërë që një numër i madh i ekipeve në Angli të interesohen për francezin.

Chelsea, Arsenali dhe Liverpooli janë të lidhur me një transferim të tij, por sipas “goal”, përfaqësuesit e Unitedit do të takohet këtë fundjavë me krerët e Leicesterit për të diskutuar këtë çështje.

Mësohet se Kante do t’i kushtojë Unitedit rreth 20 milionë funte.