Site icon Telegrafi

Unitedi nuk ndalet në grup, Baseli i vështirëson punët (Video)

MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 31: A general view of action during the UEFA Champions League group A match between Manchester United and SL Benfica at Old Trafford on October 31, 2017 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Manchester Unitedi është treguar bindës në fitoren prej 2-0 kundër Benficas në Old Trafford, në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Në minutën e 15-të, u akordua penalti për Djajtë e Kuq, mirëpo goditjen e Anthony Martial e mbrojti portieri mysafir.

Martial dështoi nga pika e bardhë (Getty Images)

Megjithatë, rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë. Nemanja Matic goditi drejt portës, topi u përplas në shtyllë dhe preku trupin e portierit Mile Svila duke u kthyer në rrjetë (45).

Pas kësaj fitoreje, Manchester Unitedi vazhdon me rekordin e qind për qindtë në fazën grupore dhe numëron 12 pikë pas katër xhirosh.

Edhe një gabim nga portieri Mile Svila (Getty Images)

Goli i dytë i nikoqirëve u realizua nga Daley Blind, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë (78’).

Daley Blind ishte i saktë nga pika e bardhë (Getty Images)

Ndeshja tjetër e Grupit A është mbyllur me fitoren e CSKA Moskës në udhëtim te Baseli.

Ekipi ku aktivizohen Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti ishte në epërsi me golin e shënuar nga Luca Zuffi.

Mirëpo, mysafirët shënuan dy herë për ta përmbysur rezultatin, me golat e Alan Dzagoev (65’) dhe Pontus Wernbloom (79’).

Të dyja këto skuadra tash numërojnë nga gjashtë pikë prej katër xhirove të para. /Telegrafi/

Pas kësaj fitoreje, Manchester Unitedi vazhdon me rekordin e qind për qindtë në fazën grupore dhe numëron 12 pikë pas katër xhirosh.

Në këtë mënyrë, skuadra e Jose Mourinhos e siguron kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Exit mobile version