Manchester Unitedi ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Southamptonin në udhëtimin e tyre të vlefshëm për javën e 14-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë e ndeshje u përshkrua me lojë të hapur dhe të mirë nga të dyja skuadrat, të cilët arritën të shënojnë nga dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 13-të dhe ishte Stuart Armstrong, i cili kaloi vendasit në epërsi 1-0 pas asistimit të Michael Obafemi.
Pas vetëm shtatë minutave, Southamptoni arriti të shënojë edhe golin e dytë dhe ishte portugezi Cedric Soares, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit.
Goli i dytë tundi Djajtë e Kuq, të cilët u vërsulen në sulm dhe në minutën e 33-të arritën të ngushtojnë rezultatin 2-1 me anë të Romelu Lukakut, i cili shënoi pas asitimit të Marcus Rashford.
Rashford ishte vendimtar edhe tek goli i 2-2 pasi në minutën e 39-të shërbeu mirë Ander Herreran që shënoi një gol të bukur me thembër për të barazuar rezultatin.
Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, por edhe përkundër disa rasteve nga të dyja skuadrat portat mbeten të paprekura dhe në fund ndeshja përfundoi me barazim 2-2.
Pas këtij barazimi, Unitedi ka 22 pikë në vendin e shtatë, ndërsa Southamptoni renditet në pozitën e 18-të me nëntë pikë.
Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq e presin Arsenalin, ndërsa Southamptoni udhëton te Tottenhami. /Telegrafi/
Southampton 1-0 ManU
⚽️ Armstrong
Ilginc bir mac olucak. pic.twitter.com/G4GZpkVJPk
— Tayfun Yağız Semiz (@tyagizsemiz) December 1, 2018
https://twitter.com/SCPJohnny/status/1068926512739565568
https://twitter.com/ManUnitedZone_/status/1068930136781848576
https://twitter.com/UnitedBrasil_/status/1068934595297624065