Telegrafi

Unitedi njofton shkarkimin e Mourinhos

Jose Mourinho (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Pas shumë thashethemeve rreth të ardhmes së Jose Mourinhos në krye të Manchester Unitedit, klubi anglez ka dal me qëndrim zyrtar.

Djajtë e Kuq kanë shkarkuar trajnerin portugez pas humbjes nga Liverpooli me rezultat 3-1 në fundjavë.

Klubi nga Mançesteri i dëshiron Special Ones fat në të ardhmen dhe e falënderon për kontributin e dhënë te Man Utd.

Jose Mourinho gjatë ndeshjes mes Man Utd dhe Liverpoolit në Anfield (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Man Utd ka njoftuar se së shpejti do të emërohet një trajner i përkohshëm, i cili  do ta drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit.

Mourinho iu bashkua Unitedit majin e 2016 dhe që nga atëherë ka fituar Ligën e Evropës, EFL Cup dhe FA Community Shield.

Lexo po ashtu Tifozët e Liverpoolit të mahnitur nga mënyra se si Mane vendosi Lukakun në pozitë jashtë loje, që në fund rezultoi me anulim goli për Djajtë e Kuq

Në 144 ndeshje në krye te skuadrës angleze Jose fitoi 84 herë, barazoi në 32 dhe humbi në 28 tjera.

Aktualisht Unitedi është në vendin e gjashtë me 26 pikë, ndërsa ndeshja e tyre e ardhshme është ndaj Cardiffit. /Telegrafi/