Pas shumë thashethemeve rreth të ardhmes së Jose Mourinhos në krye të Manchester Unitedit, klubi anglez ka dal me qëndrim zyrtar.
Djajtë e Kuq kanë shkarkuar trajnerin portugez pas humbjes nga Liverpooli me rezultat 3-1 në fundjavë.
Klubi nga Mançesteri i dëshiron Special Ones fat në të ardhmen dhe e falënderon për kontributin e dhënë te Man Utd.
Man Utd ka njoftuar se së shpejti do të emërohet një trajner i përkohshëm, i cili do ta drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit.
Mourinho iu bashkua Unitedit majin e 2016 dhe që nga atëherë ka fituar Ligën e Evropës, EFL Cup dhe FA Community Shield.
Në 144 ndeshje në krye te skuadrës angleze Jose fitoi 84 herë, barazoi në 32 dhe humbi në 28 tjera.
Aktualisht Unitedi është në vendin e gjashtë me 26 pikë, ndërsa ndeshja e tyre e ardhshme është ndaj Cardiffit. /Telegrafi/