Telegrafi

Unitedi ngacmon tifozët e zemëruar të Cityt me një video të Rashfordit në golin e diskutueshëm të shoqëruar me fjalët “Nuk mund ta prekësh këtë”

(Foto: Screenshot/TikTok/AFP/Getty)

Manchester Unitedi i ka ngacmuar tifozët e Manchester Cityt duke publikuar një video në TikTok, në të cilën shfaqet Marcus Rashford duke vrapuar pranë topit në ndërtimin e aksionit të golit të Bruno Fernandes që nxiti shumë kundërthënie në derbin e Mançesterit.

Faqja e Djajve të Kuq nuk ka vonuar për të hedhur kripë në plagën e rivalit lokal, pas fitores prej 2-1 në derbin e të shtunës.

Citizens realizuan të parët përmes Jack Grealish, ndërsa Bruno e barazoi rezultatin me një gol që nxiti kundërthënie të shumta në mesin e futbolldashësve, disa prej të cilëve konsideronin se Rashford ishte në pozitë jashtë loje.

@manutd

Can’t touch it 👀 #UnitedOnTikTok #MUFC #ManUtd #PremierLeague #MarcusRashford #Rashford

♬ original sound –

Mirëpo, pas konsultimit të VAR-it, goli u pranua për faktin se sulmuesi anglez nuk e preku topin e pasuar nga Casemiro dhe ia la Fernandesit, i cili e dërgoi në rrjetë.

Në videon e publikuar në TikTok është një klip nëntësekondësh i Rashfrodit që vrapon pranë topit, por nuk e prek, ndërsa është shoqëruar me hitin e MC Hammer, “U Can’t Touch This” (Nuk mund ta prekësh këtë).

Më vonë gjatë ndeshjes ishte pikërisht Marcus Rashfrod futbollisti që e realizoi golin e fitores për Unitedin. /Telegrafi/