Telegrafi

Unitedi mposhti Southamptonin në sekondat e fundit të takimit

Manchester United ka fituar ndaj Southamptonin në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 3-2.

Të parët që kaluan në epërsi ishin The Saints me anë të Jan Bednarek që shënoi në minutën e 23-të nga një harkim i James Ward-Prowse.

Southamptoni nuk u ndal me kaq dhe shënoi golin e dytë me anë të Ward-Prowse (33′), duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me këto dy gola.

Në pjesën e dytë, United kishte një fytyrë tjetër dhe arriti që të shënonte tre gola.

Bruno Fernandes edhe në këtë ndeshje arriti të realizonte, duke shënuar në minutën e 60-të me një asistim nga Edison Cavani.

Më pas dyshja ndryshuan rolet dhe sulmuesi uruguaian shënoi në minutën e 74-të, për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Cavani shënoi golin e tij të dytë në këtë takim dhe kështu përmbysi rezultatin për skuadrën që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer.

Pas javës së dhjetë, Unitedi gjendet në vendin e shtatë me 16 pikë, ndërsa në xhiron e 11-të Djajtë e Kuq takohen me West Hamin. /Telegrafi/