Telegrafi

Unitedi merr përgjigje negative për Mullerin

Bayern Munich nuk është i interesuar ta shesë Thomas Mullerin, pas thashethemeve që e lidhin me Manchester Unitedin.

Drejtori i skuadrës gjermane, Hasan Salihamidzic ka thënë se ata nuk duan që sulmuesi i tyre të largohet për asnjë çmim.

Sulmuesi i Bavarezëve ka kohë që po kërkohet nga Djajtë e Kuq , por kampionët e Bundësligës nuk janë të interesuar ta shesin.

“Kjo është një storie që ju dëshironi ta shisni, andaj unë ju them që nuk është ashtu”, ka thënë drejtori i Bayernit.

Lexo po ashtu Interi rivalizon Unitedin për Mullerin

“Ne kemi dy lojtarë të lënduar (Niklas Sule dhe Lucas Hernandez) për disa muaj dhe ju vini këtu po na tregoni të shesim lojtar”.

“Nuk kemi asnjë arsye të shesim lojtarë dhe ne po punojmë në një grup shumë të mrekullueshëm”, ka shtuar më tej drejtori i klubit gjerman. /Telegrafi/