Manchester United ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Watfordi, të cilët i mposhti me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Ligën Premier.
Pjesa e parë i takoi në tërësi Djajve të Kuq, të cilët arritën të shënoj edhe dy gola në 45 minutat e parë.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 35-të dhe ishte belgu Romelu Lukaku, i cili shënoi nga afërsia për 0-1.
That was @RomeluLukaku9's 20th @PremierLeague goal for United, in his 39th match.
Only three #MUFC men have reached that milestone in fewer games – can you name them? 🤔 pic.twitter.com/GySe186emk
— Manchester United (@ManUtd) September 15, 2018
Pas vetëm tre minutave lojë ishte mbrojtësi Chris Smalling që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Marouane Fellainit.
That finish though 👀🔥 pic.twitter.com/cHnCL7YaUE
— Manchester United (@ManUtd) September 15, 2018
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por vetëm vendasit arritën ta tundin rrjetën.
Luhej minuta e 65-të e ndeshjes kur në skenë doli sulmuesi Andre Gray, i cili shënoi një gol të bukur për 1-2 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.
📸 | @AndreGray7 celebrates pulling a goal back for #watfordfc! 💪#WATMUN [1-2]
Listen live ⤵️https://t.co/LS30UK86Ej pic.twitter.com/WhirslwvRT
— Watford Football Club (@WatfordFC) September 15, 2018
Pas kësaj fitore, Djajtë e Kuq e shohin veten në pozitën e tetë me nëntë pikë, ndërsa Watfordi renditet në vendin e katërt me 12 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Unitedi e pret në shtëpi Wolverhamptonin, ndërsa londinezët udhëtojnë te rivali lokal, Fulhami. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-cLAtLbjQpc
https://www.youtube.com/watch?v=QsKj_nDr-XY
https://twitter.com/FUT_KING11/status/1041022876252598275