Manchester Unitedi raportohet se ka vendosur që trajnerit aktual, Louis van Gaal, t’ia ofrojë postin e drejtorit sportiv, kur ai të largohet dhe në vend të tij të vijë Jose Mourinho.
Van Gaal ka edhe 12 muaj në kontratë dhe Unitedi synon ta zëvendësojë me Jose Mourinhon, por portugezi duket se ka njoftuar se nuk pret deri në vitin e ardhshëm.
Për këtë, sipas The Sun, Unitedi ka një plan të ri që t’i mbajë të dy në klub.
Mourinho dhe Van Gaal kanë punuar bashkë edhe në kohën sa ishin te Barcelona. /Telegrafi/