Telegrafi

Unitedi mban një minutë heshtje pas ngjarjes tragjike në Manchester Arena (Foto)

Dita në Mançester zbardhi nën hijen e sulmit terrorist në Manchester Arena që ndodhi gjatë koncertit të Ariana Grande.

Në ky sulm tashmë janë raportuar 22 të vdekur dhe mbi 50 të lënduar.

Lexo po ashtu UEFA: Të gjitha masat e sigurisë janë marrë për finalen e Ligës së Evropës

Me këtë rast lojtarët dhe stafi i Manchster Unitedit kanë mbajtur një minutë heshtje.

Nesër (e mërkurë) Man Utd do të luajë ndaj Ajaxit në finale të Ligës së Evropës.

Finalja do të luhet në Stokholm dhe UEFA ka deklaruar se të gjitha masat e sigurisë janë marrë. /Telegrafi/