Telegrafi

Unitedi luan pa gola si mysafir i Leeds

(Foto: Twitter/Manchester United)

Manchester Unitedi nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola në sfidën e zhvilluar në udhëtim te Leeds United.

Nuk munguan rastet në pjesën e parë të takimit të zhvilluar në Elland Road, madje pati edhe dyshime për penallti, megjithatë rrjetat heshtën.

As në gjysmën e dytë nuk u shënuan gola, edhe pse të dyja skuadrat i patën mundësitë e tyre të shënimit.

(Foto: Twitter/Manchester United)

Manchester Unitedi (me një ndeshje më pak të zhvilluar) ndodhet në vend të dytë në renditje me 11 pikë më pak se Manchester City.

Leeds United nuk ka ndonjë synim, duke qenë se ndodhet larg zonës evropiane dhe e ka siguruar qëndrimin në elitë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore