Telegrafi

Unitedi luan me ekip të dytë ndeshjen kthyese ndaj Lask, formacionet zyrtare

Manchester Unitedi dhe Lasku kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese të vlefshme për 1/8-tën e Ligës së Evropës.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të klubit austriak në takimin kthyes ndaj Laskut, takim që zhvillohet në Old Trafford nga ora 21:00.

Ekipi i Ole Gunnar Solskajer ka fituar ndeshjen e parë me rezultat të thellë 5-0 dhe në këtë ndeshje do të hyj pa frikë për të siguruar kalimin në çerekfinale.

Në anën tjetër, mysafirët do të tentojnë befasinë, edhe pse një gjë e tillë duket e pamundur për të ndodhur.

Solskajer ka vendosur të startojnë thuajse me gjithë formacionin rezervë, ndërsa mysafirët luajnë me më të mirët.

Lexo po ashtu Përveç çerekfinaleve, edhe në gjysmëfinale do të ketë përballje të forta në Ligën e Evropës

Fituesi i kësaj përballje do të takohet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes në mes të Istanbul Basaksehir dhe Copenhagen.

Man Utd: Romero; Fosu-Mensah, Bailly, Maguire, Williams; Fred, McTominay; James, Mata, Lingard; Ighalo.

Lask: Schlager, Andrade, Trauner, Wiesinger, Renner, Michorl, Ranftl, Balic, Raguz, Frieser.

/Telegrafi/