Telegrafi

Unitedi luan baras ndaj Fulhamit

(Foto: Twitter/Fulham Football Club)

Manchester Unitedi nuk ka arritur më shumë se një barazim (1-1) në ndeshjen e parafundit sezonale ndaj Fulhamit që u zhvillua në Old Trafford.

Djajtë e Kuq e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe nuk janë matematikisht në garë për titull, ashtu që nuk kanë ndonjë objektiv në dy sfidat e mbetura.

Njëherësh, edhe Fulhami ka rënë nga elita dhe në edicionin 2021/2022 do të bëjë gara në Championship.

(Foto: Twitter/Manchester United)

Vendasit e zhbllokuan rezultatin në minutën e 15-të me një gol të Edinson Cavanit, i cili u asistua nga Bruno Fernandes.

Ky ishte goli i vetëm në gjysmën e parë, ndërsa në pjesën e dytë, mysafirët e barazuan rezultatin me golin e Joe Bryan, i cili u asistua nga Bobby Reid. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore