Telegrafi

Unitedi u kthehet fitoreve (Video)

Manchester Unitedi ka fituar ndaj Swanseas me rezultat 1-3.

Kjo ishte një fitore e merituar për Djajtë e Kuq pasi ishin dukshëm më të mirë në këtë takim.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 15-të nga Paul Pogba dhe ishte thjesht fantastik.

Pas gjashtë minutash shënoi Zlatan Ibrahimovic, por suedezi nuk u ndal me kaq. Ibra shënoi edhe një herë në minutën 33-të, vlen të theksohet se të dy golat u asistuan nga Wayne Rooney dhe me rezultatin 0-3 përfundoi pjesa e parë.

Goli i nderit për vendasit u shënua nga Mike van der Hoorn në mitën e 69-të.

Pas kësaj fitore Djajtë e Kuq ngjiten në vendin e gjashtë me 18-pikë, kurse Swansea vazhdon në vendin e 19-të me pesë pikë.

Ndeshja e ardhshme e Man Utd është ndaj Arsenalit. /Telegrafi/

https://twitter.com/UtdGoals/status/795285544943190016?ref_src=twsrc%5Etfw

https://www.youtube.com/watch?v=L6rZXCaiYpA