Telegrafi

Unitedi kthehet fitoreve në Old Trafford, fiton ndaj Spurs (Video)

Manchester Unitdi ka fituar ndaj Tottenham Hotspurit me rezultat 1-0.

Ishte një ndeshje e ekuilibruar, por në fund fituan Djajtë e Kuq fal lojës tyre më të sigurt.

Ndeshja filloi me disa shanse të vendasve, ndërsa goli i vetëm në takim erdhi në minutën e 29-të nga Henrikh Mkhitaryan, i cili u asistua nga Ander Herrera.

Rast të mirë kishte edhe Zlatan Ibrahimovic në minutën e 34, por suedezi nuk arriti të mposhtë Hugo Llorisin dhe me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë pamë dy shanse të mira për gol nga Paul Pogba dhe një nga Christian Eriksen, por portat mbetën të paprekura.

Pas kësaj fitore Unitedi vazhdon në pozitën e gjashtë me 24 pikë, apo tri më pak se Tottenhami një pozitë më lart.

Hera e fundit që Man Utd kishte fituar në Old Trafford ishte ndaj Leicesterit në shtator. Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho është ndaj Crystal Palace, kurse Spurs luajnë kundër Hull Cityt. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=wTboo1s43NA