Site icon Telegrafi

Unitedi i kthehet fitores, triumfon në udhëtim te Leicesteri

Manchester United (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

 

Manchester Unitedi ka fituar me rezultat minimal 1-0 në udhëtimin e tyre te Leicester City në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë vazhduar serinë pozitive nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, duke iu rikthyer fitores pas barazimit ndaj Burnley.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Djajve të Kuq, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën të tundin edhe rrjetën.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e nëntë dhe ishte Marcus Rashford, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Paul Pogbas.

Festa e Rashfordit pas golit të shënuar (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, vendasit e Leicesterit ishin më kërkues dhe më të mira duke krijuar më shumë raste për gol.

Rasti më i mirë i kësaj pjese ishte ai i minutës së 61-të, por goditja me gjysmë vole e Jamie Vardyt u prit nga portieri David De Gea.

Vardy pati një rast të mirë (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të ndeshjes, vendasit provuan edhe disa herë dhe patën raste të mira shënimi, por pa pasur sukses dhe ndeshja përfundoi me fitoren 1-0 të Unitedit.

Pas kësaj fitore, Djajtë ngjiten në vendin e pestë me 48 pikë, ndërsa Dhelprat zënë vendin e 11-të me 32 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Unitedi udhëton te Fulhami, ndërsa Leicesteri luan në udhëtim te Tottenhami. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version