Manchester Unitedi ka shënuar fitore në udhëtim te Norwich City me rezultat 1-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq kanë arritur t’i kthehen fitores pas tri ndeshjeve pa e ditur këtë ndeshjes, pasi kanë triumfuar me lehtësi ndaj Norwichit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të Unitedit, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Scott McTominay (21′), i cili shënoi një gol të bukur për 0-1, ndërsa Marcus Rashford (30′) shënoi për 0-2.
We lead at the break after a frantic opening 45 minutes…#MUFC #NORMUN
— Manchester United (@ManUtd) October 27, 2019
Përveç kësaj, Unitedi në këtë pjesë humbi edhe dy penallti me anë të Rashford (28′) dhe Anthony Martial (43′).
Në pjesën e dytë, përsëri ishte klubi nga Old Trafford që krijoi më shumë dhe provonte golin e tretë, të cilin e gjeti, ndërsa edhe vendasit shënuan një.
Në minutën e 73-të ishte Martial, i cili shënoi për 0-3, ndërsa Onel Hernandez (88′) vulosi rezultatin përfundimtar 1-3.
Three goals, three points. Job done ✔️ #MUFC #NORMUN
— Manchester United (@ManUtd) October 27, 2019
Pas kësaj fitore, Unitedi e sheh vetën në pozitën e shtatë me 13 pikë, ndërsa Norwichi renditet i 19-ti me shtatë pikë.
Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq udhëtojnë të Bournemouthi, teksa Norwichi udhëton te Brightoni. /Telegrafi/
https://twitter.com/Cfccomps/status/1188499529517027328
That pass for Daniel James is everything. Well taken goal by Rashford 🔥🔥🔥
https://t.co/R5bCxIPjtf#NORMUN— Temi Oriade Okesanjo (@temiokesanjo) October 27, 2019
Tony Martial! pic.twitter.com/CUAC8fTDkk
— Carlos Tovar (@Carlos_Tovar) October 27, 2019