Telegrafi

Unitedi kryen detyrën në ndeshjen kthyese ndaj Granadas dhe vazhdon në gjysmëfinale

(Foto: Twitter/Manchester United)

Manchester Unitedi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës duke eliminuar Granadan me rezultat të përgjithshme prej 4-0.

Djajtë e Kuq e fituan me rezultat 2-0 ndeshjen e parë në udhëtim, ndërsa pas sfidës në Old Trafford (2-0) vazhdojnë tutje në këtë garë.

Rezultati u zhbllokua shumë herët që në minutën e gjashtë, me golin e Edinson Cavani, i cili pranoi një top nga Paul Pogba dhe shënoi gol të bukur me vole.

(Foto: Twitter/Manchester United)

Rastet vazhduan edhe në gjysmën e dytë, ndërkohë që mysafirët përpiqeshin që të ktheheshin në lojë.

Megjithatë, në minutën e fundit të kohës së rregullt (90’), Jesus Vallejo ishte i pafat duke realizuar autogol.

Në gjysmëfinale, Manchester Unitedi do të luajë kundër Romës që eliminoi Ajaxin. /Telegrafi/