Telegrafi

Unitedi konsideron shitjen e Rashfordit, por vetëm për çmimin e kërkuar

Ole Gunnar Solskjaer dhe Marcus Rashford (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi është e përgatitur të marrë në konsideratë shitjen e Marcus Rashford këtë verë.

Sipas mediumit britanik Daily Express, Barcelona është e interesuar në reprezentuesin anglez.

Megjithatë, drejtuesit e Unitedi kërkojnë 150 milionë funte për të marrë në konsideratë shitjen e yllit të tyre.

Lexo po ashtu Rashford te Barcelona, United përfiton miliona euro dhe Malcomin

Kjo shifër mund të konsiderohet shumë e lartë nga shefat e Barçës, të cilët mendojnë se mund të blejnë lojtarë tjerë të mirë për një shifër më të ulët.

Katalunasit thuhet se donin të përfshinin Malcomin në ndonjë marrëveshje për të subvencionuar transferimin e Rashfordit.

Rashford duke festuar një gol me fanellën e Unitedit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Por, kërkesat e anglezit për pagë të lartë mund të jenë një pengesë tjetër tepër e madhe, pasi do të prishte strukturën e pagave të kampionëve të La Ligës.

Në rast transferimi, Rashford do ta bëhej lojtari i katërt më i paguar në Camp Nou, duke qenë në një nivel me Philippe Coutinhon. /Telegrafi/