Site icon Telegrafi

Unitedi ka gati ofertën prej 102 milionë eurosh për Koulibalyn

Kalidou Koulibaly (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi po përgatit një ofertë të re prej 102 milion euro për Kalidou Koulibaly, raportojnë mediat angleze.

Reprezentuesi i i Senegalit u pyet për interesimin e klubeve të mëdha nga Rai Sport të premten në mbrëmje.

Aty Koulibaly ka thënë se është i kënaqur me interesimin e skuadrave të mëdha, por i premtoi besnikëri Napolit.

Lexo po ashtu Koulibaly i lumtur me interesimin e skuadrave të mëdha

“Jam i kënaqur dhe është i lumtur të di për interesimin e tyre, por jam i përqendruar vetëm te Napoli”.

“Ka shumë motivime për mua në Napoli, ne duam të tregojmë se jemi në nivelin më të lartë dhe dua të vazhdoj përmirësimin këtu”.

Koulibaly është një nga mbrojtësit më të mirë në botë momentalisht (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Përkundër këtyre komenteve, gazetat angleze vazhdojnë të shtyjnë tregimin se Koulibaly dëshiron një kaloni në Ligën Premier.

Chelsea, Arsenali dhe Manchester City kanë qenë të lidhura me lojtarin, por Manchester Unitedi mbetet ekipi më i interesuar për mbrojtësin.

Lexo po ashtu Unitedi ka katër objektiva transferimi në afatin e verës

Sipas mediumit The Sun, trajneri i ri Ole Gunnar Solskjaer i ka dhënë dritën jeshile drejtuesve të ofrojnë në verë plot 90 milionë funte apo 102 milionë euro për lojtarin.

27-vjeçari ka nënshkruar një kontratë të re me Napoli në shtator e cila shkon deri në qershor të vitit 2023, por një largim i tij mund të ndodh në afatet e ardhshme kalimtare. /Telegrafi/

Exit mobile version