Manchester United ka fituar 4-1 në shtëpi kundër Basaksehirit në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Djajtë e Kuq e filluan mjaftë mirë takimin, pasi kaluan në epërsi pas vetëm shtatë minutash lojë me një gol të mrekullueshëm nga Bruno Fernandes.
Por, mesfushori portugez (19′) tregoi edhe një herë se është mjaftë i disponuar për lojë dhe shënoi golin e tij të dytë dhe të dytin për Unitedin në këtë takim.
WHAT A GOAL! 🚀
🔴 #MUFC
🏆 #UCL pic.twitter.com/NLiLGqi7c6— Manchester United (@ManUtd) November 24, 2020
Më pas, skuadra angleze fitoi edhe një penallti, të cilën në gol e konvertoi Marcush Rashford në Minutën e 35-të.
Pjesa e dytë kishte disi një ritëm më të ngadaltë dhe United nuk rrezikonte aq shumë si në 45 minutat e parë.
A 7️⃣5️⃣th #MUFC goal for @MarcusRashford, who struck home from the spot! 👏
🏆 #UCL https://t.co/OASW0VctvT pic.twitter.com/J6IZshW6LN
— Manchester United (@ManUtd) November 24, 2020
Nëpërmjet disa goditjeve nga këndi të ekzekutuara nga Alex Telles, skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer tentoi të thellonte edhe më shumë epërsinë.
A solid showing from this man so far 💪
🔴 #MUFC
🏆 #UCL pic.twitter.com/ZzmY473Dtt— Manchester United (@ManUtd) November 24, 2020
Në anën tjetër, Basaksehir arriti që të ngushtonte epërsinë e vendasve me një gol të realizuar nga Deniz Turuc në minutën e 76-të.
Por, skuadra angleze arriti që të vuloste fitoren e tyre me një gol nga Daniel James në minutën e 90+2.
Pas rrethit të katërt, Unitedi është lider i Grupit H me nëntë pikë, Paris Saint-Germain e Rasenball Sport Leipzig me nga gjashtë dhe Basaksehir me tri sosh. /Telegrafi/
https://twitter.com/FTTVWORLD/status/1331329172418027530
https://twitter.com/FTTVWORLD/status/1331332363528396802
https://twitter.com/supremechris999/status/1331337430897745926