Manchester United ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Ligës Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi vendasve, të ciëlt përveç rasteve dhe posedimit të topit, arritën ta shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 27-të të ndeshjes, ku Paul Pogba shënoi për 1-0, pas një topi të kthyer nga penalltia e pritur nga portieri i Evertonit.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat dhe po të dyja arritën ta tundin nga një herë rrjetën.
Të parë që gjetën golin në këtë pjesë ishin përsëri vendasit, ku në minutën e 49-të ishte Anthony Martial, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për 2-0.
Në minutën e 77-të të ndeshjes Evertoni arriti të ngushtojë epërsinë në 2-1 me anë të Gylfi Sigurdsson, i cili u tregua i saktë nga pikë e bardhë dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Unitedi ngjitet në pozitën e tetë me 17 pikë, ndërsa Evertoni renditen një vend më poshtë më dy pikë më pak.
Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq luajnë në udhëtim te Bournemouthi, ndërsa Evertoni e pret në shtëpi Brightonin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=onpKOkXzeW8
https://www.youtube.com/watch?v=dcLzEgMs0dw
https://twitter.com/D9INE_2019/status/1056602724840595458