Manchester Unitedi ka marr një fitore të madhe në udhëtim te Burnley me rezultat 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 20-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët krijuan shumë raste dhe arritën ta shënojnë një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 44-të dhe ishte Anthony Martial, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Andreas Pereira.
Në pjesën e dytë përsëri ishin Djajtë e Kuq që zhvilluan lojë më të mirë, por edhe vendasit patën rastet e veta.
Djajtë e Kuq gjeten golin pas vetëm pesë minutave lojë, por ky gol u anulua për shkak të një ndërhyrje pa leje të bërë nga Martial.
Deri në fund të ndeshjes, Burnley tentoi të gjente golin e barazimit, megjithatë ishte Unitedi që mbajt mirë dhe në minutat shtesë vulosi fitoren 2-0 falë një goli nga Marcus Rashford.
GOOOAAAAAALLLLLLLLLLL!!!@MarcusRashford makes it safe in the fifth minute of injury time!#MUFC #BURMUN pic.twitter.com/dN1sWZiueV
— Manchester United (@ManUtd) December 28, 2019
Pas kësaj fitore, Unitedi e sheh veten në pozitën e pestë me 31 pikë apo vetëm një më pak se Chelsea i katërti, ndërsa Burnley zë vendin e 13-të me 24 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Djajtë udhëtojnë te Arsenali, ndërsa Burnley e pret Aston Villan. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OvjggAhmtq0